Organizata për Rritjen e Cilësisë ns Arsim (ORCA), ka mbajtur një aksion simbolik para Fakultetit Filozofik, pas vendimit të Këshillit të Etikës në UP, e cila e konfirmon se profesorët Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli përmes plagjiaturës kanë fituar titullin akademik shkence.
Koordinatori i aktivitetit, Dibran Hoxha, ka thënë se dy profesorët duhet të shkarkohen dhe t’iu hiqet titulli.
“Nesër bëhen 1 vit nga denoncimi i parë publik i ORCA-s për plagjiaturat e dy profesorëve të fakultetit Filozofik, Bujar Dugollit dhe Ardian Kastratit. Të dy profesorët e kane shfrytëzuar punimin me përmbajtje të plagjiaturës duke vjedhur nga burime të ndryshme dhe përmes kësaj vjedhjeje janë ngritur në pozita më të larta”, tha Hoxha.
“Revista iu është përgjigjur ORCA-s duke konstatuar dhe verifikuar plagjiaturën e punimit të të profesorëve Dugolli e Kastrati. Në përgjigjen e tyre thuhet se titulli do të hiqet menjëherë nga revista dhe se politikat e revistës nuk e lejojnë në asnjë formë plagjiaturën, dhe rrjedhimisht punimi është është larguar nga revista, duke faktuar përtej çdo dyshimi që punimi i profesorëve përmban plagjiaturë”, tha ai.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…