Mediumi serb pro regjimit, “Novosti”, raportohen se pesë diplomatët evropianë do t’i shkojnë me ultimatum në takim, presidentit Aleksandër Vuçiq.
Siç pretendohet, emisari evropian, amerikan, gjerman, francez dhe ai Italian, do të kërkojnë që Serbia të pranojë planin evropian për marrëveshjen finale, ose do të përballet me sanksione.
Por përveç sanksioneve, raportohet edhe për “lëvizje të vështira” nga fuqitë ndërkombëtare.
Vuçiq, sipas këtij raportimi është takuar me patriarkun Porifirije për ta informuar rreth këtyre zhvillimeve.
Takimi pritet të ndodhë pasdite dhe veç kësaj, në orën 17:00 është paralajmëruar edhe konferencë për media.
Në një konferencë për media menjëherë pas takimit, Lajçak tha se vetë ardhja e delegacionit, të cilin e quajti të fuqishëm, të BE-së dhe SHBA-së, është sinjal që janë të përkushtuar në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne erdhëm këtu sot me një delegacion të fuqishëm të BE-së dhe SHBA-së, gjë e cila është një sinjal që ne jemi të përkushtuar në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Qëllimi i takimit me Kurtin ishte propozimi ynë për normalizim të marrëdhënieve që e prezantuam në shtator dhe pastaj në dhjetor”, tha ai.
Tutje Lajçak tha se nuk mund të japë shumë detaje, por takimi ndonëse ishte i gjatë dhe aspak i lehtë, ishte shumë i hapur. Ai bëri me dije se bashkë me pjesëtaret tjerë të delegacionit tashmë do të vazhdojnë për në Beograd.
“Ne shpenzuam më shumë se dy orë gjë e cila tregon që takimi ishte i gjatë, nuk ishte i lehtë, por ishte shumë i sinqertë dhe i hapur. Është shumë herët për të bërë ndonjë deklaratë dramatike sepse siç e dini ne jemi në mes të misionit tonë dhe do të vazhdojmë për në Beograd, pra nuk ka shumë që mund të them, por mund të them se kemi pritur mirëkuptim më të madh për mundësitë që ofron ky propozim. Shpresoj se do të arrijmë aty. Ne do të vazhdojmë të punojmë”, përfundoi Lajçak.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…