LAJME

Osman Azemi reagon pas akuzës për posedim të narkotikëve: Episod i jetës sime me të cilin nuk krenohem

Aktori Osman Azemi është kthyer të enjten në kryefjalën e ditës në mediat vendore.

Kjo pasi u paraqit para gjykatës, për t’u deklaruar i pafajshëm mbi akuzat për posedim të lëndëve narkotike

Ngjarja e cila kishte ndodhur në vitin 2019, e kishte drejtuar në dyert e gjykatës ish-humoristin e grupit “Stupcat”.

Ai përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook ka shpjeguar situatën në fjalë.

“Sqarim! Sot kam pasur një seancë gjyqësore rreth një rasti të posedimit të lëndëve narkotike në vitin 2019, gjë që është pasqyruar edhe në media. Unë u kërkoj falje familjes sime, të afërmeve dhe të gjithë atyre që e përcjellin dhe më përkrahin në veprimtarinë time për këtë episod të jetës sime me të cilin nuk krenohem”, ka shkruar aktori.

Tutje, ai ka thënë se ky rast e ka prekur atë në një prej momenteve më të trazuara emocionalisht dhe artistikisht të jetës së tij.

“Pra rasti në fjalë është nga viti 2019, një episod shumë i trazuar i jetës sime artistike dhe emocionale. Sot ndjej keqardhje për atë kohë dhe shpresoj që lajme të tilla të mos dëgjoj për askënd. Puna dhe përkushtimi im mbetet që veprimtaria ime artistike të jetë sa më e pranuar nga të gjithë shikuesit e trojeve shqiptare dhe diaspora. Ndërsa të gjithë atyre që përballen me episode të ngjashme në jetë ose që të afërmit e tyre gjenden në momente të trazuara emocionale u them që ta përkrahin njëri-tjetrin dhe të kalojnë këto faza për ta vazhduar jetën edhe më të fortë.

”Një betejë është e humbur kur ti mendon se e ke humbur’ (Jean-Paul Sartre)”, ka shkruar Azemi në Facebook.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

19 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago