Vjosa Osmani e ka pyetur Avdullah Hotin se përse u lejuan të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë kur diçka e tillë është e jashtëligjshme dhe anti-kushtetuese.
Osmani ka treguar se vetë Parlamenti i Kosovës e ka votuar një rezolutë kundër këtyre zgjedhjeve, prandaj mbajtja e tyre është e jashtëligjshme, jo kushtetuese dhe nuk parashihet me asnjë konventë ndërkombëtare.
“Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është shkelje e Kushtetutës e ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtar”, ka thënë Osmani, “ato janë mbajtur por s’janë të ligjshme”.
“Nëse përmendet OSBE ju e dini që delegimi i sovranitetit mund të bëhet vetëm me ratifikim nga Kuvendi. Ka pasur raste kur është deleguar ndonjëherë, por kurrë pa i marrë votat në këtë kuvend”.
“T’i delegohet sovraniteti OSBE-së pa ratifikim nuk është në përputhje me Kushtetutën”.
Prandaj, Osmani ka pyetur “cila është bala ligjore dhe kushtetuese dhe cila konventë ndërkombëtare e lejon mbajtjen e këtyre zgjedhjeve”.
Hoti ka refuzuar të përgjigjet në këtë pyetje.
Në fakt, ka marrë fjalën, menjëherë pas Osmanit, por vetëm sa për të uruar ditën e komunitetit egjiptian në Kosovë.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…