Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është përgjigjur Listës Serbe, e cila deklaroi se paralajmërimi i saj për vizitë në veri paraqet provokim.
Osmani tha se Lista Serbe më së paku është përfaqësuese e interesave të serbëve të Kosovës, teksa shtoi se ajo jo vetëm që është presidente e vendit, por edhe komandante supreme.
“Unë jo që vetëm jam presidente e Kosovës, e të gjithë qytetarëve pa dallim, por jam edhe komandante supreme e Ushtrisë së Kosovës, e cila në mesin e saj ka edhe shqiptarë, serbë, turq e të komuniteteve të tjera”, është shprehur Osmani, njofton Klankosova.tv.
Ajo tutje tha se këto ditë qytetarët serbë në Kosovë po kërcënohen e frikësohen nga strukturat ilegale serbe.
“Ata s’frikësohen nga unë, por nga udhëheqësit e organizatave kriminale, të cilët i kanë bllokuar dhe po i mbajnë peng, në mënyrë që të krijohen tensione në stilin e Putinit”.
“Prandaj, edhe një herë i ftoj të gjithë qytetarët serbë në Kosovë që të mos bien pre e propagandës, që burimin e ka në Rusi dhe te njerëzit që i takojnë të kaluarës së Millosheviqit”, është shprehur Osmani, njofton Klankosova.tv.
Më tej, ajo tha se qëllimi i Listës Serbe është tensioni e dhuna, ku shtoi se për të gjithë ata që synim e kanë tensionin e dhunën, përgjigja e institucioneve të Kosovës është sundimi i ligjit.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…