KRYESORE

Osmani në Kanada: Ballkani në rrezik nga ndikimi qëllimkeq i Rusisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka mbajtur një fjalim në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax, në të cilin ka folur për perspektivën e Republikës së Kosovës dhe sfidat me të cilat është ballafaquar vendi ynë, si në fushën e sigurisë ashtu edhe në përballjen me pandeminë.

Ajo ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe partneriteteve në mënyrë që ballafaqimi pandeminë dhe sfida të ngjashme të jetë i suksesshëm.

Që bashkëpunimi të funksionojë, Osmani ka thënë se vendet duhet të bien dakord për rregulla të përbashkëta dhe fuqizim të institucioneve  ndërkombëtare nëpërmjet mbikëqyrjes.

Për më tepër, ajo potencoi rrezikun nga ndikimi qëllimkeq i Rusisë, e cila po i mbështetë regjimet autrokratike, po destabilizon rajone të ndryshme të botës, përfshirë Ballkanin Perëndimor dhe nëpërmjet financimit të kampanjave të dezinformimit po ndikon në uljen e besimit qytetar në institucione.

Më tej, në elaborimin e përballjes me pandeminë, Presidentja Osmani ka thënë se Kosova pati vështirësi në përballje me pandeminë, shkaku i një sistemi të brishtë shëndetësor, të trashëguar nga vitet e 90-ta dhe për shkak se ishte vendi i fundit në Evropë që filloi me administrimin e vaksinave.

Por, Presidentja ka potencuar se megjithatë, Kosova ka shënuar progres në procesin e vaksinimit.

“Kosova tani është bërë lider jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë për sa i përket përqindjes së popullsisë së vaksinuar”, ka shpjeguar Presidentja Osmani duke treguar se vendi ynë ka refuzuar të marrë vaksina nga Rusia dhe Kina. Më tej, Presidentja ka kërkuar mosdorëzim kundrejt skepticizmit ndaj vaksinave.

“Është detyra jonë t`i bindim qytetarët tanë se vaksinat që ne përdorim janë të sigurta dhe se kjo është e vetmja rrugëdalje nga kjo situatë jashtëzakonisht sfiduese mjekësore dhe ekonomike”, ka potencuar Presidentja.

Në fund të adresimit të saj në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax, Presidentja Osmani ka vërë në pah rëndësinë e solidaritetit ndërkombëtar në situata sikurse kjo me pandeminë, forcimin e institucioneve transatlantike si mënyrë për të mbrojtur demokracinë,  konkurrencën e ndershme ekonomike si dhe ndërtimin e një shoqërie dhe ekonomie të qëndrueshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago