Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me rastin e paraqitur sot në Policinë e Kosovës teksa u bë e ditur se një shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, u plagos dhe u rrëmbye në Kosovë nga forcat serbe.
Osmani shkruan se qytetarët të cilët flasin të vërteta rreth presidentit serb Vuçiç, ndodh që të sulmohen pikërisht nga ana e serbëve. Lidhur me këtë, presidentja thekson nevojën për t’u ndaluar sulme të tilla nga ana e Serbisë për të parandaluar rreziqe të mëtejshme.
“Serbia, e cila çdo ditë bën propagandë e dezinformata për të drejtat e serbëve në Kosovë, ka plagosur dhe më pas ka kidnapuar një qytetar serb të Kosovës.
Kjo është edhe një dëshmi shtesë e qasjes së saj hegjemoniste, ku çdo qytetar që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të Vuçiqit, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme.
Bota demokratike duhet të reagojë e të ndalë këto sulme të Serbisë që kanë për qëllim rrezikimin e paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Ndërkaq skena politike në Kosovë duhet të veprojë e flasë në një zë në mbrojtjen e Kosovës nga tendenca të tilla”, shkruan Vjosa Osmani.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…