Në 12- vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule te varri i presidentit Ibrahim Rugova, në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz, si dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.
Kryeparlamentarja Osmani e ka cilësuar presidentin historik dr. Ibrahim Rugova, ideator dhe arkitekt i pavarësisë së Kosovës.
“Me respektin më të thellë nderuam kujtimin për Presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës. Kështu nderuam ideatorin e arkitektin e pavarësisë së vendit, njeriun që e sublimoi vullnetin politik të qytetarëve të vendit për liri e pavarësi, atin themelues të shtetit, por edhe gjithë ata bij e bija të këtij vendi që u angazhuan në lëvizjen e madhe, gjithëpopullore, për pavarësi”, ka thënë Osmani.
Gjatë qëndrimit në Prekaz, zonja Osmani ka ngre lart kontributin e familjes Jashari në çlirimin e vendit.
“Është ky vend që dëshmon atdhedashurinë, dëshmi si duhet vendi, udhërrëfyes për punën tonë dhe brezat e ardhshëm”, është shprehur Osmani.
Ndërkaq në homazhin te varri i veprimtarit Adem Demaçi, kryeparlamentarja Osmani ka thënë se simboli i rezistencës u sakrifikua për të mirën e përgjithshme.
“Adem Demaçi, simboli i rezistencës, i cili dëshmoi se si liria individuale sakrifikohet për lirinë kolektive. Ai e vuri lirinë e popullit të tij para çdo interesi tjetër”, ka theksuar Osmani.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…