LAJME

Osmani thotë se populli duhet të luftojë për kujtesën kundër harresës

Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar sot Reçakun në 24 vjetorin e masakrës.

Osmani ka thënë se si popull duhet të luftojmë për kujtesën kundër harresës.

Sipas saj, vetëm e vërteta ndihmon në ndërtimin e një të ardhme të bazuar në paqe.

Postimi i plotë në Facebook:

Reçaku dëshmoi se Kosova ishte edhe sfidë e përballjes së botës demokratike me dilemën: a do të dorëzohej një qytetërim i tërë para një barbarie, apo do të vepronte në mbrojtje të vlerave të veta, duke e mbrojtur një popull të shtypur, që rrezikonte të shfarosej nga nje regjim me qëllime gjenocidale?

Prandaj, si popull që sakrifikuam gjithçka për lirinë tonë, sot duhet të luftojmë për kujtesë kundër harresës, gjithnjë duke shikuar kah e ardhmja. Të kthehemi në Reçak e në çdo vend tjetër ku barbaria serbe la gjurmë tmerri, ta themi me zë të lartë se këtu kanë ndodhur krime kundër njerëzimit, siç e tha ambasadori Ëalker para njëzet e katër vjetësh; ta dëshmojmë të vërtetën e Reçakut e të gjithë Kosovës, sepse vetëm e vërteta ndihmon në ndërtimin e një të ardhmeje të bazuar në paqe.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro këtë të martë, më 17 mars një…

39 minuta ago
  • BREAKING NEWS

Ministri i Mbrojtjes izrealit konfirmon: Ali Larijani është eliminuar

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se zyrtari i lartë i regjimit iranian, Ali Larijani,…

1 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli shënjestron shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijanin

Ushtria izraelite ka shënjestruar shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijani. Të paktën kështu raporton…

2 orë ago
  • KRYESORE

Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait

Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

22 orë ago