Afër 100 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë mbetur të bllokuar që 11 ditë në dy lokacione në veri të Mitrovicës nga vendosja e barrikadave atje. Me ushqim të konservuar e pa mundësi për t’u pastruar e ndërruara rrobat këta policë po qëndrojnë si heronj. Ndërkohë, KFOR-i po heziton të asistoj në ndërrimin e tyre.
Zyrtarët policor në këto dy lokacione të bllokuara po qëndrojnë me moral shumë të lartë, por shëndeti dhe jeta e tyre është e rrezikuar seriozisht për shkak të kushteve të vështira të krijuara nga rrethanat dhe ambienti në të cilin qëndrojnë.
Gazeta ka siguruar deklaratën e një nga policëve që po qëndron atje. Ai ( emër i njohur për redaksinë), tha për Insajderin se janë mirë pavarësisht disa mungesave.
“Jo nuk jemi ka frikësohemi, pa na ardh ndërrimi me na ndërru këtu ne nuk tërhiqemi edhe me pas mundësi me u tërhekë. Jemi të fuqishëm moralisht” tha shkurt ai.
Sot është dita e 11 që ata nuk po mund të zëvendësohen nga koleget e tyre pasi që rruga është bllokuar si pasojë e vendosjes së barrikadave. Ata, janë të vendosur në dy lokacione në Leposaviç dhe Jarinje.
Gjendja e tyre është e rëndë por e qëndrueshme. E rëndë sepse është jashtë normales të mbetën në punë pa u zëvendësuar për 11 ditë rresh.
Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…
Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në…
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan këtë të martë, më 17 mars, se kanë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Janjevë të Lipjanit. Policia e Kosovës…