KRYESORE

Pa sukses kundër presidentit, Smith jep dorëheqje, Trump ka paralajmëruar kthimin e tij në Hagë

Prokurori i Posaçëm, Jack Smith ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, pak ditë përpara se presidenti i zgjedhur Donald Trump të kthehet zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë.

Ky akt i Smith vjen pasi ai e dorëzoi raportin hetues ndaj Trump.

Dorëheqjen e konfirmoi Departamenti i Drejtësisë të shtunën mbrëma. Smith kishte dhënë dorëheqje të premten.

Smith heq dorë kështu pasi ndjekjet penale të tij kundër Trump përfunduan pa sukses dhe pushuan pasi republikani i fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Trump paralajmëroi në dhjetor se ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Jack Smith do të kthehet në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në një intervistë në NBC, ai ka folur specifikisht për Smith, i cili para një viti ishte emëruar për t’i mbikëqyrur hetimet penale ndaj Trump.

“Në historinë e vendit tonë, asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Dhe unë i kam fituar këto raste. Unë i kam fituar të gjitha dhe pjesa tjetër janë në proces të fitimit. I çmenduri Jack Smith është duke u kthyer në Hagë ku mund të ekzekutojë njerëz. Këtu duhej të qëndronte. Unë… mendoj se ai është i rrezikshëm edhe atje”, ka thënë presidenti i zgjedhur amerikan.

I pyetur nëse do të donte hetimin e prokurorit Jack Smith, Donald Trump ka thënë: “Epo, unë mendoj se ai është shumë i korruptuar, por dua që ajo të bëjë çfarëdo që ajo”, duke iu referuar Pam Bond, gruas të cilën ai e ka nominuar për prokurore të përgjithshme.

Insistimit të gazetares se a do të ndikonte te Bond që Smith të ndiqej penalisht, Trump i është përgjigjur se nuk do t’i japë udhëzime.

“Ajo është një person shumë i zgjuar. Ajo është – Ajo ishte një prokurore e madhe e përgjithshme në Florida. Ajo është me shumë përvojë. Unë dua që ajo ta bëjë atë që dëshiron ta bëjë. Unë nuk do ta udhëzoj atë ta bëjë këtë, jo”.

Smith është prokurori që i akuzoi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi po mbahen ende në paraburgimin e Gjykatës Speciale në saje të asaj aktakuze.

Në paraburgim në Hagë qëndrojnë edhe ish-komandantë e ish-ushtarë të UÇK-së për akuza të ngjashme. Disa tashmë janë dënuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago