Pacienti i parë drejt shërimit në Shqipëri, reagon Rama: Të presim dhe ti lutemi zotit!

Kryeministri Rama ka reaguar për pacientin e parë i cili ka rezultuar negativ pas testit të parë.

Rama shkruan se nëse pas 48 orësh ky rezultat do të konfirmohet atëherë do të kemi të shëruarin e parë me koronavirus në Shqipëri.

Postimi i Ramës:

🔴 NJË LAJM I MIRË😍😍😍

🔴KONTAKTI I PARË I PACIENTIT ZERO QË KUROHET NË SPITALIN INFEKTIV DOLI NEGATIV NË TESTIN E PARË🤩

🔴 NËSE EDHE NË TESTIN E DYTË PAS 48 ORËSH KY REZULTAT DO TË KONFIRMOHET, ATËHERË DO TË KEMI TË SHËRUARIN E PARË👍

🔴 TË PRESIM DHE TË LUTEMI QË ZOTI T’U JAPË FORCË TË SËMURËVE DHE HERONJVE ME BLUZA TË BARDHA, NË VIJËN E ZJARRIT ME ARMIKUN🙏

🔴 DURIM, BESIM DHE DURIM, DURIM, DURIM!

I LO❤️E YOU”, shkruan Rama