Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës Behgjet Pacolli njofton se ka përfunduar në kohë rekord projekti i ndërtesave me apartamente moderne që do të ndërtohen në Thumanë për të prekurit nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.
Pacolli shkruan se çdo gjë është gati për të filluar dhe se të gjitha financimet do të kryhen nga familja e tij.
“Të dashur miqtë e mi, me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese” shkruan ai.