Një burrë plagosi me thikë të paktën tre persona në një shesh të qytetit gjerman Mannheim, teksa aty po mbahej një tubim që po transmetohej drejtpërdrejt në YouTube. Mediat vendase raportojnë se atentatori u vra nga policia gjermane, ndërsa pamjet e tmerrshme të skenës horror u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Grupimi që po zhvillonte aktivitetin në shesh njihet për pikëpamjet e veta kundër fesë myslimane.
Mes personave të plagosur është edhe një efektiv policie dhe kritiku i fesë myslimane Michael Stürzenberger. 59-vjeçari raportohet se kishte marrë pjesë në një tjetër tubim të organizuar nga Lëvizja Qytetare PAX Europa.
Sipas “Bild”, Stürzenberger ishte mbajtur nën monitorim nga autoritetet e Landit të Bavarisë nga viti 2013 deri në vitin 2022 pasi në fjalimet e tij krahasonte islamin me fashizmin. Ai rezulton i dënuar dy herë më parë nga drejtësia gjermane, një herë për ofendim të një efektivi policie dhe një herë për thirrje për denigrim të mësimeve fetare.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…