FOTO&VIDEO

Pamje: si i ndëshkon Rusia ushtarët e pabindur

Në rrjetet sociale po qarkullojnë video të ushtarëve rusë me dëshmi të tmerrshme se si komandantët e tyre i mbajnë në kafaze të nëndheshme me hekura sipër.

Ushtarët rusë të ndëshkuar u mohohet uji dhe ushqimi nga ushtria e tyre sepse ata refuzojnë të luftojnë ose dehen.

“Ne jemi në baltë, në shi, jemi të gjithë të lagur. Fytyrat e kolegëve të mi janë ‘thyer’. A e dini se çfarë bëmë? Pimë disa birra”, tha në një video ushtari rus Pavel Gorelov.

Pamjet tregojnë disa burra me uniforma luftarake ruse të ulur në një dysheme të fortë në kushte çnjerëzore.

Disa prej tyre u plagosën rëndë, me prerje të përgjakshme në fytyrat e tyre të fryra.

“I bëj thirrje kryeprokurorit të na ndihmojë. Ju i keni parë këto kushte”, tha Gorelov.

 

Në një video tjetër, një ushtar rus, ndoshta nga e njëjta njësi, ankohet se mbahet në një gropë në kushte brutale.

Flarit Baitemirov shpjegon se ai ishte një ushtar vullnetar nga Saratovi në jug të Rusisë dhe se ishte mbajtur në gropë që nga fundi i marsit.

“Më kapën rusët e mi. Unë jam rus,” tha ai.

Gropat e hapura të mbuluara me hekura quhen ‘zindan’ dhe përdoreshin në Azinë Qendrore për të mbajtur të burgosur dhe shpesh përdoreshin nga Ushtria Perandorake Ruse.

Gropat shpesh ishin të mbipopulluara dhe në to përhapeshin sëmundje të ndryshme. Të burgosurit ishin të ekspozuar ndaj kushteve të ndryshme të motit dhe vëzhgimi i botës së jashtme përmes hekurave kishte një efekt negativ në shëndetin e tyre mendor dhe fizik.

Që nga fillimi i vitit, ushtarët rusë të dëshpëruar kanë ngarkuar dhjetëra video duke iu lutur komandantëve të tyre që t’i shpëtojnë nga kaosi, vdekja dhe shkatërrimi në vijat e frontit. Shumë thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të rebelohen.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

9 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

14 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago