Tenisti serb Novak Djokovic ka vazhduar me mbështetjen nacionaliste, këtë herë gjatë ndeshjes së basketbollit mes Red Star dhe Valencias.
Djokovic ishte i pranishëm në ndeshjen e basketbollit në kuadër të Euroligës, ku Red Star fitoi me rezultat 92:73 ndaj Valencias.
Sidoqoftë, ajo që zuri vëmendjen ishte gëzimi i këtij të fundit kur tifozët po vazhdonin me brohoritjet “Kosova është Serbi”.
Për një moment, Djokovic u pa duke tundur kokën sikurse po e ndiente këngën e pastaj e ngriti edhe grushtin lartë për të dhënë mbështetjen e tij.
Për më shumë shikoni videon:
Kujtojmë, Djokovicit gjatë javës së kaluar iu mohua dy herë radhazi hyrja në ShBA.
ShBA-ja kërkon që vizitorët të jenë të vaksinuar dhe të kenë dëshmi për këtë të paktën deri më 10 prill. Kësisoj, Djokovic është tërhequr edhe nga turneu “Indian Wells” për të njëjtën arsye.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…