LAJME

Pamje të papara të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Televizioni finlandez ka publikuar pamjet e papublikuara më parë të atentatit ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico, që ndodhi në maj të vitit të kaluar.

Transmetuesi publik finlandez Yla transmetoi një dokumentar 50-minutësh për Sllovakinë, në të cilin përfshinte këtë pamje të paparë më parë të një atentati ndaj kryeministrit sllovak.

Videoja tregon një nga incidentet më të mëdha në Sllovaki, pikërisht momentin kur një person qëlloi ndaj kryeministrit Fico, dhe më pas rojet e sigurisë që e futën atë në limuzinë, të plagosur.

Në video shihet e gjithë ngjarja si dhe reagimi i Ficos kur sulmuesi qëllon mbi të.

Regjistrimi u bë nga një ekip mediatik sllovak që planifikoi të përdorte pamjet për një transmetim lajmesh pak kohë pas vetë ngjarjes.

Gazetarët ia dorëzuan pamjet shërbimeve të policisë dhe agjencive hetimore, dhe më pas televizionit finlandez, i cili realizoi një dokumentar.

“Ne i kushtuam vëmendje faktit që ky nuk do të jetë një reportazh lajmesh, por një dokumentar që do ta prezantojë atë ngjarje. Ka kaluar shumë kohë dhe kryeministri është gjallë dhe shëndoshë,” tha Dana Reindlova, një gazetare që mori pjesë në incident.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

4 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

20 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

23 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

23 orë ago