Hoteli “Pine” në Brezovicë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas Kanun Veselit, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, rreth orës 10:15 autoritetet janë njoftuar për zjarrin që kishte përfshirë një restorant/hotel në këtë zonë turistike.
Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarrfikësit kanë punuar mbi tre orë për të lokalizuar dhe shuar flakët. Policia ka siguruar zonën përreth për të parandaluar rreziqe të tjera.
Fatmirësisht, nuk ka pasur raportime për persona të lënduar, por dëmet materiale vlerësohen të jenë të mëdha.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.
Zjarri Brezovicë
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…