Nuk ndalen protestat në Serbi. Dhjetëra mijëra njerëz pushtuan qytetin e Kragujevac të shtunën, në një prej shfaqjeve më të mëdha të zemërimit deri më tani, lidhur me tragjedinë në Novi Sad, në muajin nëntor.
Në tre muaj, qe kur 15 persona u vranë pas shembjes së një strehe betoni në stacionin e rinovuar të Novi Sad, demonstratat masive janë përshkallëzuar në lëvizjen më të madhe të protestave në vite, duke kërcënuar seriozisht regjimin populist të presidentit Vucic.
Paraditen e së shtunës, në temperatura të acarta, studentët nga e gjithë Serbia mbërritën në Kragujevac me autobus e madje edhe në këmbë nga kryeqyteti Beograd, duke u rënë daulleve , me bilbilë e flamujt kombëtarë në duar.
Protestuesit kanë njoftuar bllokimin e një prej bulevardeve kryesore të qytetit për 15 orë e 15 minuta, në një homazh simbolik për viktimat.
Ata mbajtën 15 minuta heshtje. “Jemi këtu për të luftuar për një të nesërme më të mirë, pa korrupsion’, tha një prej manifestuesve.
Qarkullimi në qytet u paralizua, ndërsa banorë lokale shpërndanë ushqime e çaj për protestuesit.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…