Ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko ka reaguar rreth kërkesës që Serbia e ka bërë dje drejt NATO-s për sjelljen e trupave serbe në Kosovë.
Sipas Majkos, kërkesa për vendosjen e ushtrisë serbe në Kosovë është konflikt i pashpallur.
“Serbia kërkon të jetë “Jugosllavia” e Rezolutës 1244 dhe të negociojë atë që humbi në Gjykatën Ndërkombëtare. Serbia duhet të shpëtojë nga vetja. Ajo sfidoi shtetet që e njohin Kosovën si shtet”, ka thënë Maljko.