Mes emrave në listën e skandalit të “Pandora Papers” nuk figuron drejtpërdrejtë ai i Vladimir Putinit, por ka shumë burra e gra pranë presidentit rus që rezulton të kenë shmangur taksat në mënyrë flagrante.
Mes tyre është edhe Svetlana Krivonogikh, e cila brenda pak vitesh ka arritur të grumbullojë një pasuri përrallore, duke blerë jahte, apartamente e vila nga Moska në Shën Petërburg që kapin shifrën e 100 milionë dollarëve.
“The Guardian” shkruan se Svetllana është e dashura sekrete e Putinit, me të cilin ka dhe një vajzë. Vetëm pak javë pas lindjes së saj, gruaja u bë papritur pronare e një kompanie offshore që bleu për 3 milionë e 600 mijë dollarë një rezidencë buzë detit në Monako. Marrëveshja u lidh nga të njëjtë persona të besuar që punojnë oligarkët e rrethit të ngushtë të shefit të Kremlinit, shkruan TCH.
Në listat e Pandora Papers figuron dhe emri i kryeministrit çek Andrej Babis, i cili nuk ka deklaruar një investim offshore për blerjen e një vile më shume se 20 milionë dollarë në jugun e Francës. Në dokumente përmendet dhe kompania turke e Ilicak Ronesans Holding, përgjegjëse për ndërtimin e pallatit presidencial të shumë përfolur me 1150 dhoma për presidentin e Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…