Papa Françesku ka shpërthyer në lot të enjten teksa përmendi vuajtjet e ukrainasve gjatë një lutjeje tradicionale në qendër të Romës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zëri i Papës filloi të dridhej teksa përmendi ukrainasit dhe iu desh të ndalonte, pa mundur të fliste, për rreth 30 sekonda.
Por edhe kur i rifilloi lutjet, zëri i tij po “dridhej”.
Turma, përfshirë kryebashkiakun e Romës, Roberto Gualtieri, i cili ishte pranë Papës, duartrokitën kur e kuptuan se ai nuk mund të fliste dhe e panë duke qarë.
“… edhe një herë më duhet t’ju sjell lutjet e fëmijëve, të pleqve, të baballarëve dhe nënave, të të rinjve të asaj toke martire, që po vuan shumë”.
Siç vënë në pah mediat, që kur Rusia filloi agresionin në shkurt, Françesku e ka përmendur Ukrainën në pothuajse të gjitha paraqitjet e tij publike dhe është bërë gjithnjë e më kritik ndaj Moskës
Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…
Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në…
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan këtë të martë, më 17 mars, se kanë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Janjevë të Lipjanit. Policia e Kosovës…