Papa kërkon falje për abuzimet në Francë

Një raport i madh francez i publikuar të martën zbuloi se rreth 330,000 fëmijë ishin viktima të abuzimit seksual brenda Kishës Katolike të Francës gjatë 70 viteve të fundit.

Presidenti i komisionit që lëshoi raportin tha se vlerësimi është i bazuar në kërkimet shkencore, përfshin abuzimet e kryera nga priftërinjtë dhe klerikët e tjerë, si dhe nga njerëz jo fetarë të përfshirë në kishë.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Papa Françesku që kërkoi falje publike duke e quajtur këtë si turp të madh.

Ai tha se rreth 80 përqind janë viktima meshkuj ndërsa u kërkua që të gjitha viktimat të kompensohen materialisht për këtë.

https://www.youtube.com/watch?v=z4NbwFDFDX4&ab_channel=KlanKosova