Gjatë audiencës së përgjithshme, Papa Françesku i shprehu popullit shqiptar, që po vuan kaq shumë këto ditë zije nga tërmeti, afërsinë e tij.
“Zoti e bekoftë këtë popull, të cilin e dua fort!” – thekson edhe në telegramin e ngushëllimit, dërguar me këtë rast në emër të tij, presidentit Meta, nënshkruar nga sekretari i Shtetit Pietro Parolin. Ja video e Papës me fjalët që i drejtoi sot popullit shqiptar.
“Dëshiroj t’i dërgoi një përshëndetje dhe t’i shpreh afërsinë time popullit të dashur shqiptar, që vuajti shumë këto ditë. Shqipëria ishte vendi i parë i Evropës, që desha ta vizitoj. Jam shumë pranë viktimave, lutem për të vdekurit e të plagosurit. Zoti e bekoftë këtë popull, që e dua aq fort”. Kështu i kujtoi Papa Françesku, në përfundim të audiencës së përgjithshme, pasojat e tërmetit që, ndërmjet së hënës e së martës, lëkundi një pjesë të mirë të Shqipërisë, aq sa të shkaktonte një katastrofë të vërtetë.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…