Pas muajsh lufte të përgjakshme, bombardimesh pa ndërprerje dhe një krize humanitare që ka tronditur botën, një rreze shprese ka dalë mbi Rripin e Gazës. Një marrëveshje për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit ka hyrë më në fund në fuqi, duke hapur rrugën për një pauzë, lehtësim të rrethimit dhe një proces të ndjeshëm shkëmbimi të pengjeve dhe të burgosurve.
Por kjo marrëveshje nuk është thjesht një rezultat diplomatik, ajo është fryt i negociatave të fshehta, presionit ndërkombëtar dhe interesave të ndërlikuara politike që përfshijnë figura të njohura globale. Nga Donald Trump te Tony Blair, nga liderët izraelitë e palestinezë te ndërmjetësit nga Katari, këta janë njerëzit që qëndrojnë pas kësaj marrëveshjeje.
Donald Trump – Presidenti i SHBA-së
Shtetet e Bashkuara kanë qenë mbështetësi më i madh ushtarak dhe politik i Izraelit gjatë dy viteve të fundit të sulmeve në Gaza, të cilat kanë shkaktuar mbi 67 mijë viktima. Trump, ashtu si paraardhësi i tij Joe Biden, ka dërguar më shumë armatime në Izrael se çdo vend tjetër dhe ka bllokuar përpjekjet diplomatike për ndalimin e bombardimeve. Plani i tij 20-pikësh për “paqe”, i publikuar muajin e kaluar, ka shërbyer si bazë për marrëveshjen aktuale.
Steve Witkoff – Emisari amerikan për Lindjen e Mesme
I dërguar nga Trump në bisedimet përfundimtare në Egjipt, Witkoff një sipërmarrës në fushën e pasurive të paluajtshme i kthyer në diplomat, udhëtoi në Izrael për të mbikëqyrur miratimin e marrëveshjes nga SHBA.
Benjamin Netanyahu – Kryeministri i Izraelit
Kryeministri me mandatin më të gjatë në historinë e Izraelit, i zgjedhur gjashtë herë që nga mesi i viteve 1990, ka qenë në krye të luftës më të përgjakshme në Gaza. Ai është subjekt i një urdhri arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte, përfshirë përdorimin e urisë si mjet lufte, akuza të cilat ai i mohon duke mos e njohur autoritetin e gjykatës.
Khalil al-Hayya – Kryenegociatori i Hamasit
Zyrtari i lartë i Hamasit, me bazë në Doha, i mbijetoi një sulmi izraelit në Katar në muajin shtator. Një muaj pas fillimit të luftës aktuale, Hayya e përshëndeti sulmin e 7 tetorit në Izrael – ku u vranë rreth 1 mijë e 200 persona dhe u morën peng 251 të tjerë, duke e cilësuar si një “akt të madh”.
Jared Kushner – Dhëndri i Trump
Kushner shoqëroi Steve Witkoff në raundin përfundimtar të bisedimeve në Egjipt. Ai ka pasur një rol aktiv në Lindjen e Mesme gjatë mandatit të parë të Trump dhe vijon të ketë interesa biznesi në Gjirin Persik.
Tony Blair – Ish-kryeministër i Britanisë së Madhe
Sipas planit të Trump, Blair shihet si kandidat potencial për të udhëhequr një administratë të përkohshme në Gaza. Megjithatë, ai shihet me dyshim nga zyrtarët palestinezë. I kontestuar gjerësisht në rajon për rolin e tij në pushtimin e Irakut në vitin 2003, Blair ka mbetur i përfshirë në çështjet e Lindjes së Mesme për më shumë se dy dekada.
Ron Dermer – Ministër izraelit për çështjet strategjike
Një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Netanyahut, Dermer drejtoi delegacionin izraelit në bisedimet e zhvilluara këtë javë në qytetin turistik Sharm el-Sheikh në Egjipt.
Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani – Kryeministër i Katarit
Një ndër figurat kyçe në ndërmjetësimin e marrëveshjes, Al Thani, që mban gjithashtu postin e ministrit të Jashtëm përfaqësoi Katarin në bisedimet e zhvilluara në Egjipt. Katari ka luajtur një rol të rëndësishëm si ndërmjetës në këtë proces.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…