Komuniteti LGBTQI+ në Shqipëri organizoi këtë të shtunë në Tiranë marshimin e “Paradës së Krenarisë”. Marshimi u zhvillua përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nën moton “Liri, Barazi, Siguri”.
Të pranishëm në marshim ishin edhe figura të rëndësishme institucionale dhe diplomatike, përfshirë ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, dhe ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
“Nuk jam këtu në cilësinë personale, edhe pse unë kam një histori timen. Por jam këtu si përfaqësues i Bashkimit Evropian. Ky komunitet nuk kërkon dhembshuri, por respekt, dhe ne jemi këtu për ta mbështetur.”- tha ambasadori Gonzato.
Ai vlerësoi përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë në zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për të Drejtat e Komunitetit LGBT, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes ligjore dhe qasjes së barabartë në shërbime, si pjesë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…