Profesori Enver Bytyçi ka reaguar në lidhje me deklarimet e kryeminsitrit Edi Rama sot në Kuvendin e Shqipërisë.
Ai ka kritikuar ashpër Ramën duke thënë se paradite po mbron UÇK-në derisa masdite po mbron Serbinë.
Ai tutje, shton se po ta pyes Ramën dikush, pse mban lidhje vëllazërore me Aleksandër Vuçiq, kriminel lufte, ai do të përgjigjej se presidenti i Serbisë është në vështirësi dhe duhet mirëkuptuar.
“Edi Rama po bën politikë me gjakun e dëshmorëve të UÇK-së”, shkruan profesori.
Shkrimi i plotë:
Edi Rama sot para dite foli si “patriot” ne mbrojtje te Hashim Thacit! Ai tha se po mbron UCK-ne, por e tradhtoi veten kur tha “Kush nuk e mbron Hashimin, eshte kunder Ushtrise Clirimtare te Kosoves”! D.m.th se Edi Rama po ben politike me gjakun e deshmoreve te UCK-se!
Por nese do ta pyeste ndonje gazetar mbas diten e sotme se “Pse nuk e voton rezoluten per genocidin serb ne Kosove”, do te thote “ta harrojme te kaluaren”! Nese do e pyese dikush se pse mban lidhje vellazerore me Aleksander Vuciq, kete kriminel lufte, do te thote se presidenti i Serbise eshte ne veshtiresi dhe duhet mirekuptuar”!
Pra Edi Rama para dite “mbron UCK-ne”, mbas dite mbron Serbine, presidentin serb dhe te gjithe ata qe i kane shkaktuar Kosoves fatkeqesine e dramen me te madhe ne histori! Edhe me UCK-ne, edhe me Serbine! Pra, para dite “patriot” pro-UCK-se, pas dite patriot serb pro presidentit te Serbise!
Megjithate ka medie edhe ne Kosove qe i bejne elozhe fjale-jashteqitjes se Edi Rames! Keto media jane lope qe kullosin ne grazhdin e Edit, Sandrit dhe Sorosit! Nuk ka asnje mundesi ndryshe. Sepse edhe idiotet e dijne se patriotizmi i Rames eshte patriotizem pro-serb!