Një ndryshim i madh pritet të ndodhë në stolin e Kombëtares shqiptare të futbollit pas largimit të trajnerit brazilian Sylvinho.
Federata Shqiptare e Futbollit ka lëvizur me shpejtësi për të gjetur pasuesin e teknikut që riktheu entuziazmin te kuqezinjtë, ndërsa emri që pritet të marrë drejtimin e ekipit kombëtar është italiani Rolando Maran, transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportimeve në mediat e Shqipërisë, Maran është përzgjedhur si trajneri i ri i Shqipërisë dhe pritet të prezantohet zyrtarisht nga Federata Shqiptare e Futbollit në “Shtëpinë e Futbollit”.
Emërimi i trajnerit italian shihet si një ndryshim i madh filozofie për Kombëtaren shqiptare.
Pas stilit energjik dhe mentalitetit latino-amerikan që solli Sylvinho gjatë periudhës së tij në krye të kuqezinjve, tashmë Shqipëria duket se po orienton projektin drejt disiplinës taktike dhe pragmatizmit italian.
Rolando Maran konsiderohet një nga trajnerët më me eksperiencë në futbollin italian, veçanërisht për punën e tij shumëvjeçare në Serie A.
Tekniku italian njihet për organizimin e skuadrës, disiplinën e fortë taktike dhe aftësinë për të ndërtuar ekipe konkurruese edhe me burime të kufizuara.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…