SPORT

Sneijder e fajëson: “Camavinga budalla, ata të Real duhet tia nxirrnin atij inatin”

Wesley Sneijder nuk ka asnjë dyshim pas Bayern-Real Madrid. Sipas tij fajet janë të gjitha të Eduardo Camavinga, shumë naiv në episodin që i kushtoi kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtimin. Asnjë polemikë ndaj arbitrit Vincic: për holandezin që ka veshur në të kaluarën fanellën e “merengues” dhe më pas fitoi tripletën me Interin, kush e shkakton të keqen e vet le ta qajë vetë.

Ndërsa në Spanjë klima është e ndezur me kritika të forta ndaj arbitrimit, Sneijder është kategorik në kah të kundërt. Për të, arbitri thjesht ka zbatuar rregullin duke ndëshkuar me karton Camavinga që pas një faulli të lehtë largoi topin. Aspak masë e tepruar pra për ish-futbollistin që nuk përdori fjalë diplomatike: “Camavinga ishte budalla”.

 

I habitur Sneijder jo vetëm nga sjellja e Camavinga, por edhe nga ajo e shokëve të tij. Sipas tij, lojtarët e Realit në vend që të ankoheshin ndaj arbitrit, duhet t’i kërkonin llogari shokun e tyre për naivitetin që ua komplikoi planet: “E dini çfarë duhet të bënin lojtarët e Real Madrid pas vërshëllimës finale? Duhej të vraponin në dhomat e zhveshjes dhe të shkarkonin zemërimin ndaj Camavinga!”

Koncept i përsëritur edhe për Ziggo Sport: “Fakti që janë të zemëruar me arbitrin nuk e kuptoj. Nëse bën një gjë të tillë, duke pasur tashmë një karton të verdhë… Në këtë pikë duhet të vraponi të gjithë në dhomat e zhveshjes dhe të merreni me të. Jo me arbitrin. Çfarë duhej të bënte? Ai e sinjalizoi që ishte hera e dytë. Në këto nivele është diçka vërtet shumë budallaqe”.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago