Boksieri shqiptar Kristian Prenga do të përballet me ish-kampionin e botës në kategorinë e rëndë, Anthony Joshua, më 25 korrik në Riad të Arabisë Saudite.
Ky duel shënon rikthimin e boksierit britanik në ring pas një aksidenti rrugor të ndodhur në Nigeri gjatë muajit dhjetor.
Prenga, në moshën 35-vjeçare, mban një rekord prej 17 fitoresh dhe 1 humbjeje.
Joshua vjen në këtë përballje pas ndeshjes së tij të fundit kundër Jake Paul, ndërsa ka konfirmuar fillimisht ndeshjen ndaj shqiptarit.
Përballja vlerësohet si një mundësi e rëndësishme për karrierën e Prengës në arenën ndërkombëtare të boksit. Organizatorët pritet të bëjnë publike detaje të tjera teknike rreth mbrëmjes sportive në javët në vijim.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…