KRYESORE

Paralajmërim nga Serbia: Vuçiq ia kalon Sheshel-it e Millosheviqit, kujdes se çfarë planesh ka me Dodikun dhe Patriarkun e KOS-it

Lideri i Serbisë Qytetare dhe Liberale Nemanja Millosheviq  ka folur për situatën aktuale politike në Serbi, lëvizjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq lidhur me lobimin kundër Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë dhe paralajmëroi për lëvizjet e regjimit në Beograd dhe Banja Lukë me mbështetjen e Kishës Ortodokse Serbe.

“Ajo që Vuçiq, me shoqërimin “muzikor” të Dodikut dhe kreut të Kishës Ortodokse Serbe, ka bërë dy muajt e fundit në lidhje me Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, është vaudevil klasik progresiv-radikal. Ndeshja politike është e vetmja disiplinë në të cilën Vuçiq noton si peshku në ujë. Si gjithmonë, ai po përpiqet të arrijë disa pika në një temë. Para së gjithash, ai paraqitet para publikut serb të mahnitur nga temjani si mbrojtësi i popullit dhe shtetit serb, i vetëm kundër të gjithëve, Princ Llazar i shekullit XXI. Nga ana tjetër, me sukses fsheh fajtorët, ideologët dhe nxitësit e vërtetë të luftës së përgjakshme të viteve 1990, pas gjithë popullit dhe shtetit serb” ka thënë ai për Slobodna Bosna.

Ai mendon se Serbia duhet ta kishte inicuar idenë për miratimin e Rezolutës, për të qenë sponsori i saj i parë, e jo të bëjë lufta kundër kësaj rezolute siç  edhe po bën aktualisht.

“Është një hap i rëndësishëm në procesin e ballafaqimit me të kaluarën dhe krijimit të një kulture të kujtesës. Është e rëndësishme të individualizosh fajin, por edhe të distancohesh qartë nga regjimi i mishëruar nga Slobodan Millosheviqi dhe babai politik i Vuçiqit, Vojsllav Sheshel”.

Nemanja Millosheviq ka hedhur kritika edhe ndaj Kishës Ortodokse Serbe.

Thotë se KOS  merret me të gjitha çështjet, përveç çështjeve të besimit dhe të shpirtit njerëzor.

“Ajo ka të bëjë me kthimin e Serbisë dhe qytetarëve serbë në mesjetë. KOS e imponon shenjtërinë si version totalitar të etnofiletizmit, në mënyrë agresive dhe pa kompromis, me pëlqimin e plotë të regjimit të Vuçiqit. Kjo politikë karakterizohet nga një rritje e vazhdueshme e tensioneve në rajon, duke pasur parasysh idenë e një shteti të madh mesjetar serb që përfshin Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjë dhe Hercegovinën”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago