KRYESORE

Paralajmërimi i Tajvanit, Kina po bëhet gati të nisë luftën kundër ishullit

Kina po bëhet gati të nisë një luftë kundër Tajvanit. Paralajmërimi vjen nga ministri i jashtëm i ishullit Joseph Wu, një ditë pasi Pekini përfundoi stërvitjet treditore ushtarake, ku simuloi sulme të precizonit të lartë ndaj Tajvanit.

Në një intervistë për CNN, shefi i diplomacisë tajvaneze, dënoi veprimet e Kinës dhe i cilësoi si të papranueshme.

“Nga stërvitjet ushtarake dhe gjithashtu retorika, duket se Kina po bëhet gati të nisë një luftë kundër Tajvanit. Mënyra e Pekinit për të trajtuar dallimet me Tajvanin, është përmes kërcënimit ushtarak dhe përdorimit të forcës. Kjo është diçka të cilën ne nuk mund ta pranojmë.”

I pyetur mbi kohën enjë aksionit të mundshëm ushtarak kinez, duke konsideruar vlerësime të inteligjencës amerikane se Shi Xhinpin ka udhëzuar ushtrinë te jetë përgatitet deri në 2027-n, Wu shprehu besim tek gatishmëria e Tajvanit.

“Liderët kinezë do ta mendojnë dy herë përpara se të përdorin forcën kundër nesh. Dhe pavarësisht nëse do të ndodhë në 2025 ose në 2027, Tajvani thjesht duhet të jetë gati.”

Kina ka zhvilluar stërvitje ushtarake rreth Tajvanit edhe në të kaluarën, por kjo ishte hera e parë që simuloi sulme me avionë luftë, nga aeroplan mbajtëset e saj. Pekini i nisi lojërat e luftës të shtunën, një ditë pasi Presidentja tajvaneze Tsai Ing-Wen u rikthye nga një vizitë 10-ditore në Amerikën qendrore dhe Shtetet e Bashkuara ku u takua me kreun e Dhomës së Përfaqësueseve Kevin Mc Carthy. Pekini i cilësoi stërvitjet si parlajmërim serioz, për ato që i quajti forca separatiste te Tajvanit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

45 minuta ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

7 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

13 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

15 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

1 ditë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

2 ditë ago