KRYESORE

Paralajmërimi serioz i Gjermanisë: Mos supozoni se Putini ‘imperialist’ nuk do të sulmojë vendet e tjera

Gjermania lëshon një paralajmërim serioz për vendet e botës, veçanërisht për ato që janë afër Rusisë. Kancelari Olaf Scholz, i cili priti në Berlin kryeministret e Suedisë dhe Finlandës, këshilloi që askush të mos supozojë se Putini nuk do të sulmojë shtetet e tjera, pasi shkeli ligjin ndërkombëtar me luftën në Ukrainë.

“Ishte e qartë për të gjithë ne se kufijtë nuk do të lëvizeshin me forcë dhe se sovraniteti i vendeve duhet të respektohet. Rusia e shkeli këtë ligj dhe prandaj askush nuk mund të supozojë se presidenti rus dhe qeveria ruse nuk do ta shkelin ligjin me dhunë në vendet e tjera në një rast tjetër. Kjo është arsyeja pse ne të gjithë vendosëm të zgjerojmë shpenzimet tona të mbrojtjes”, u shpreh kancelari gjerman Olaf Scholz.

Kancelari konfirmoi se Gjermania do të mbështesë Finlandën dhe Suedinë nëse ato vende do të vendosin t’i bashkohen NATO-s. Dy kryeministret, Magdalena Andersson dhe Sanna Marin, gjenden në një vizitë dy ditore në Berlin për të diskutuar situatën me sigurinë në Europë, teksa në vendet e tyre kanë nisur një debat publik për të vendosur lidhur me aplikimin për anëtarësim në Organizatën ushtarake veri atlantike.

“Sanksionet e BE kundër Rusisë kanë nisur të shfaqin efektet e tyre dhe është e nevojshme të vazhdojmë t’i zgjerojmë ato. Rusia duhet të kuptojë se ne jemi në këtë për një kohë të gjatë”, tha kryeministrja e Finlandës Sanna Marin.

“Suedia, si vendet e tjera, po i përshtatet rrethanave të reja. Ndërtimi i mbrojtjes sonë kombëtare po përshpejtohet dhe ne po pasqyrojmë vendimin e guximshëm gjerman për të rritur shpenzimet tona të mbrojtjes në 2% të PBB-së dhe ne do ta bëjmë këtë sa më shpejt të jetë e mundur praktikisht”, deklaroi kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson.

Ndërkohë, Scholz më herët, gjatë një interviste për median Stern, akuzoi presidentin Putin për politika imperialiste dhe se vendet fqinje I konsideron si kopshtin e Rusisë. Kancelari gjerman tha se shefi i Kremlinit dëshiron të zgjerojë territorin e vendit të tij duke shtyrë kufijtë me dhunë, në një përpjekje për të risjellë të shkuarën, Bashkimin Sovjetik.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Mrekulli në Bulqizë/ Disa fëmijë gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë

Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë…

9 orë ago

Aksident tragjik! Po tentonin të arratiseshin nga policia, por përplasen me makinën e uniformave blu, vdesin tre shqiptarët në Spanjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…

11 orë ago

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

18 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

18 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

22 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

23 orë ago