Një sistem vranësirash me reshje bore është duke u afruar gradualisht nga territori i Serbisë dhe gjatë orëve të pasditës pritet të përfshijë edhe Republikën e Kosovës.
Sistemi pritet të kushtëzojë reshje bore për disa orë dhe priten afërsisht nga 2 deri në 7 ose 8 cm reshje bore.
Lexo Edhe:
Pra reshjet e borës pritet të jenë të intensitet mesatar dhe në ndonjë interval edhe të dendura.
Pasdite vonë dhe në mbrëmje reshje bore priten edhe në disa vise në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
Është interesante mundësia e reshjeve lokale të borës sot pasdite vonë në perëndim dhe jug të Shqipërisë ku reshjet e borës janë dukuri mjaft e rrallë dhe fjollat e borës mund të paraqiten edhe në disa vise bregdetare.
Pra, pas një paraditeje me diell, pasdite sot pritet të ketë shtim të madh të vranësirave dhe reshje bore fillimisht në Kosovë, pastaj edhe në disa vise tjera të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Reshjet e borës pritet të zgjasin disa orë në Kosovë, por nuk priten shumë të mëdha, sidoqoftë apelohet për kujdes të madh në komunikacion.
Ditëve të ardhshme na presin ditë të akullta dhe mëngjese me acar mjaft të fortë polar. Zbutje të acarit polar mund të kemi afër fundit të javës së re. /meteoballkan
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…