In this image from video provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy speaks from Kyiv, Ukraine, early Monday, March 21, 2022. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vendi nuk ka një sasi të mjaftueshme të sistemeve moderne të armëve anti-raketë dhe zvarritja në marrjen e tyre nuk mund të justifikohet.
Në një fjalim video të martën, Zelensky iu lut partnerëve të Ukrainës që të sigurojnë armë moderne kundër raketave dhe tha se këtë javë do të ketë shumë bisedime të rëndësishme jo vetëm me politikanët evropianë, të cilët janë në gjendje t’i ofrojnë Ukrainës një sistem modern anti-raketë.
“Edhe pse ka gjithnjë e më pak raketa moderne në Rusi çdo ditë që kalon, nevoja e Ukrainës për sisteme të tilla mbetet. Sepse Rusia ka ende mjaft lloje raketash sovjetike, të cilat janë edhe më të rrezikshme. Ato janë shumë herë më pak të sakta, dhe për këtë arsye shumë herë më kërcënuese për objektet civile dhe ndërtesat e zakonshme të banimit”, tha Zelensky.
Mbrojtja e Donbasit është “jetike”, tha ai, pasi rezultati i betejës për rajonin lindor do të tregojë rrjedhën e luftës
Forcat ukrainase po pësonin “humbje të dhimbshme” duke luftuar me trupat ruse në qytetin lindor të Severodonetsk dhe në rajonin e Kharkiv.
Forcat e Ukrainës janë ende duke u përpjekur të evakuojnë civilët nga Severodonetsk pasi Rusia shkatërroi urën e fundit në qytet.
Ai u bëri thirrje njerëzve të “mbahen të fortë” dhe “të vazhdojnë të luftojnë, të luftojnë fort”.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…