POLITIKE

Paralajmëron këshilltari i Kurtit, Vetëvendosje nuk do të lejojë qeveri të re, ja çfarë do të bëjë

Deklaratat e presidentit të vendit Hashim Thaçi i cili ka paralajmëruar se të drejtën e formimit të qeverisë do ti jepet atij që arrin të bejë shumicën në Kuvend, duke bërë kështu që LDK-së ti ofrohet kjo mundësi.

LDK-ja është shprehur e gatshme të bëjë koalicion me AAk-ë dhe Nisma-n derisa një gjë e tillë është është duke u kundërshtuar ashpër nga Qeveria në detyrë.

Driton Tali, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti në një bisedë për “Bota Sot” ka thënë se Hashim Thaçi sot mblodhi “Gjykatën e Kengurëve”, krejtësisht jashtë kompetencave të tij.

Albin Kurti dhe Driton TaliFOTO GALERI
“Ishte një aktrim grotesk. Zaten ka kohë që këto qëndrime  partitë në fjalë i kanë bërë publike. Prandaj ishte krejt “non sense” mbledhja e sotme.  Pos qē për disa minuta z Thaçi “u bë i rëndêsishëm” ku here e luante rolin e shefit të ashpër të ndonjë firme të vogël ndërtimore, e here kumbarës të ndonjë klanit mafioz, e here të kryeministrit e besa u bë edhe gjyqtar e prokuror, duke ja tërhjek vërejtjen  “koalicionit të ri” LDK-AAK-Nisma-Lista serbe mos të dërgojnë në “qeverinë e radhës” njerëz që kanë probleme me ligjin” ka thenë Tali.

Sipas tij, Takimi i sotëm të presidenti Thaçi për Lëvizjen Vetëvendosje ky takim i sotit nuk çon pashë. Ne do t’i përcjellim të gjitha rrugët legale e demokratike për ta ruajtur vullnetin e sovranit të shprehur me 6 tetor të vitit kaluar.

“Për ne është e rëndësishme të përballemi me sfidat e Covid 19 ku natyrisht prioritet ka ruajtja e jetës dhe Shëndetit të  qytetarëve por edhe aspektin ekonomik,  social e kulturore  e kemi parasysh.

Kjo qeveri do të ngelë në detyrë derisa të përfundojë kjo pandemi e pastaj vendi shkon në zgjedhje të reja”, ka thënë Driton Tali, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

12 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

17 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago