Parashqevi Simaku, ikona e muzikës shqiptare, që ditët e fundit u kthye edhe në ikonë rrjeti me lajmet e bujshme, sonte do të rikthehet në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH.
Nata e tretë e këtij festivali është një mbrëmje nostalgjike, dedikuar këngëve dhe autorëve që kanë lënë gjurmë në festivale ndër vite. Nata e Nostalgjisë u dedikohet këngëve që kanë bërë historinë e festivalit ndër vite. Sonte, ato do të interpretohen në duet nga artistët pjesëmarrës të Fest 63.
Rikthimi i Simakut në festival ka ngjallur shumë interes në publik, pasi ajo kishte kohë që ishte larguar nga jeta publike dhe muzikore. Ky rikthim i Simakut vjen pas disa ditësh me lajme të trishta dhe shumë dinamika nga jeta personale e artistes shqiptare.
Lajmin për rikthimin e Parashqevisë në festival e ka publikuar në faqen e tij zyrtare të sipërmarrësit Elton Ilirjani, I cili prej disa ditësh ka marrë përsipër të mbështetë rikthimin e bujshëm të këngëtares shqiptare.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…