KRYESORE

Partia Socialiste e Francës: Macron harroi Banjskën, aeroplanët “Rafale” do të aterrojnë pranë varrit masiv të Batanjicës

Partia Socialiste e Francës kërkon pezullimin e kontratës për shitjen e “Rafala” Serbisë.

Partia Socialiste e Francës ka reaguar me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Francës dhe Serbisë për blerjen e aeroplanëve “Rafale” se shpreh keqardhje për mungesën e plotë të konsultimeve parlamentare, duke thënë se Serbia “jo vetëm që është në aleancë me Rusinë, por është udhëheq një politikë sistematike destabilizimi në Ballkanin Perëndimor”.

Me rastin e vizitës së presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili nënshkroi një kontratë rreth tre miliardë euro me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për dorëzimin e 12 aeroplanëve luftarakë të gjeneratës së fundit, Partia Socialiste i bëri thirrje presidentit të Francës të dorëzojë në Parlament kontratën e kësaj shitjeje dhe ta pezullojë ndërkohë që parametrat e përdorimit të Rafaleve dhe kontrolli demokratik i tyre nuk janë regjistruar, garantuar dhe të monitoruar paraprakisht nga marrëveshja e mbrojtjes, shkruan N1.

Socialistët francezë kujtojnë ngjarjet në Banjskë për të cilat, siç thonë ata në një deklaratë, në Serbi nuk u dënuan përgjegjësit, njohja e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të dhjetorit, të cilat sipas raportit të vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR-it ishin të vjedhura, refuzimi i autoriteteve serbe për të njohur përmbajtjen e rezolutës për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë dhe mohimin inkurajues, ngjarje që promovojnë mitin e “Serbisë së Madhe”, siç është “Kuvendi Gjithëserb”; përafrimi sistematik me qëndrimin politik hungarez që refuzon zbatimin e politikës evropiane të sanksioneve kundër Rusisë dhe, siç theksohet, refuzimin për të “kryer një hetim mbi qindra kufoma të gjetura pranë aeroportit ushtarak të Batajnicës, ku supozohet se do të aterrojnë Rafalet”.

Në këtë kontekst, Partia Socialiste jo vetëm, siç thonë ata, nuk e kupton justifikimin e Francës, e cila konfirmon se ky traktat do të bashkojë Serbinë me Evropën, por shpreh edhe solidaritetin e saj me shqetësimet e shprehura nga forcat demokratike dhe shoqëria civile në rajon.

“Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka frikë se në nivel kombëtar kjo marrëveshje do t’i japë fund çdo pretendimi që është bërë që nga viti 2019 për rikthimin e ndikimit të Francës në Ballkan dhe në nivel evropian diskrediton perspektivat për integrimin evropian dhe dekurajon më tej reformat dhe forcat demokratike në Serbi nën sundimin autokratik të presidentit Aleksandar Vuçiqit”, thuhet më tutje në reagim.

Ndryshe, gazeta më e madhe franceze, Le Monde kishte raportuar se presidenti francez nuk ka folur në asnjë moment për nxitjen e trazirave në Kosovë nga homologu i tij serb.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

8 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

23 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago