FOTO&VIDEO

Pas 9 vitesh i rikthehet tumori në kokë, Dafina Zeqiri përlot me fjalët për Adriana Matoshin

Aktorja dhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka njoftuar ditën e sotme se i është rikthyer tumori në kokë pas 9 vitesh.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale teksa tregoi se kjo ndodhi pas nëntë vitesh, meqë u diagnostikua kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt.

Duket se pas këtij statusi reagimet kanë qenë të shumta në mbështetje të aktores, teksa e nxisin të luftojë dhe dashuroj jetën sepse edhe kjo situatë do të kapërcehet.

Ndër personat që e kanë superuar publikisht ka qenë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.

Kjo e fundit, ka postuar në Instagram një pjesë nga videoklipi i këngës “Duro”, ku protagonistja kryesore është vetë Adriana, e cila jep mesazh vajzave dhe grave të përballen me çdo sfidë të jetës se do ja dalin.

“Une zgjedh buzqeshjen si petkun me te mire te mbrojtjes dhe perballjes me sfidat e jetes!
Femer e forte eshte ajo e cila pas cdo dhimbje arrine te perqafoj realitetin me nje buzqeshje e cila flet me shume se 1,0000 fjale”, ka shkruar Dafina.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

8 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

23 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago