Drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica, janë arrestuar gjatë aksionit të sotshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Për Lipovicën madje aludohej se është dhëndër i Bedri Hamzës, kryetarit të komunës së Mitrovicës.
Hamza ka demantuar deklaratën e Qëndrim Krasniqit dhe i njëjti ka thënë se është shpifje e ulët.
I pari i komunës së Mitrovicës ka shtuar se nëse Krasniqi nuk e tërheq deklaratën e bërë dhe nuk kërkon falje, do ta padisë.
“Për sqarim për opinionin, unë i kam dy vajza dhe nuk janë të martuara dhe kam vetëm një vëlla i cili e ka vetëm një vajzë që as nuk është e martuar e as nuk punon, është studente në vitin e tretë në fakultet” ka thënë mes të tjerash Hamza.
Postimi i plotë:
Një person me emrin Qëndrim Krasniqi, publikisht ka deklaruar se “Irfan Lipovica, i arrestuar ditën e sotme, është dhëndër i Bedri Hamzës dhe se i njëjti është martuar me vajzën e vëllaut tim”. Kjo është një e pavërtetë e madhe dhe një shpifje shumë e ulët.
Prandaj, nëse ky person nuk e tërheq deklaratën e pavërtetë të tij dhe për të njëjtën nuk kërkon falje në mënyrën e njëjtë siç ka shpifur, do ta padis, njejtë siç kam bërë edhe në raste të tjera ndaj personave të tillë.
Për sqarim për opinionin, unë i kam dy vajza dhe nuk janë të martuara dhe kam vetëm një vëlla i cili e ka vetëm një vajzë që as nuk është e martuar e as nuk punon, është studente në vitin e tretë në fakultet.
Gjuhës së tillë shpifëse, fyese, mashtruese e propoganduese duhet t’i vije fundi.
Qëndrim, shihemi në gjykatë!
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…