Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar në lidhje me aprovimin e ndryshimeve të buxhetit në luftë kundër COVID-19 dhe rimëkëmbjes ekonomike.
Mustafa velrëson lartë përkushtimin e deputetëve sidomos atyre të PDK-së, të cilët përkrahen vendin në këto rretha, transmeton “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Aprovimi i ndryshimeve të buxhetit, të cilat hapin mundësi për fokusim më të madh në luftë kundër Covid-19 dhe rimëkëmbje ekonomike flet qartë për një vetëdije të deputetëve që kapërcen interesat e ngushta partiake.
Vlerësoj lartë përkushtimin e deputetëve të pozitës dhe përkrahjen e rëndësishme, sidomos të deputetëve të PDK-së në këto rrethana të rënda për vendin.
Besoj se Qeveria do të veprojë me efikasitet në implementimin e zotimeve të saj.