Është padyshim një ndër artistet më të suksesshme me famë botërore. Dua Lipa po korr një sukses të jashtëzakonshëm, këngët e së cilës kanë thyer rekorde duke u renditur në toplista të rëndësisshme si më të dëgjuarat.
Pak ditë më parë, artistja shqiptare publikoi projektin më të fundit në bashkëpunim me J Balvin dhe Bad Bunny, ndërkohë që ka paralajmëruar një tjetër super hit. Një bashkëpunim me divën e muzikës, Madonna si dhe me The Blessed Madonna dhe Missy Elliot.
Ndërkohë, që së fundmi ajo ka shënuar një tjetër sukses. Albumi i ri “Future Nostalgia”, që ka vetëm 4 muaj në treg ka arritur të thyejë një tjetër rekord. 24-vjeçarja ka bërë me dije se albumi ka kaluar shifrën e dy miliardë dëgjimeve në “Spotify”.
Ylli i “New Rules” përmes një postimi në Instagram, është shprehur e emocionuar për këtë arritje, ku shprehet se ndihet shumë krenare për suksesin që po korr me albumin e ri në vetëm kaq pak muaj që kur është publikuar.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…