POLITIKE

Pas grabitjes dhe të shtënave me armë në këmbimoren në Prishtinë, policia arreston një person – i konfiskohet edhe vetura

Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitje të armatosur që ka ndodhur sot rreth orës 15:15 në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshuari ka shtënë me armë zjarri AK-47, përcjell Reporteri.net.

Si reagim ndaj të shtënave të të dyshuarit, policia thotë se në përpjekje për të parandaluar grabitjen një qytetar po ashtu ka shtënë me armë zjarri.

“Pas marrjes së informacionit, zyrtarët e Policisë së Rajonit të Prishtinës kanë dalë në vendngjarje, kanë ndërrmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-policore dhe pak minuta pas raportimit të rastit, kanë arritë që në Obiliq të arrestojnë personin dyshuar i cili është i lënduar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të njëjtit për shkak të lëndimeve ( dyshohet të jetë plagosur) i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor.

Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar :
-veturën e të dyshuarit, si dhe,
-një armë automatike, të tipit AK-47.

“Ndërkaq hetuesit po vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore policore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes”, përfundon njoftimi i policisë.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

6 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

12 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

14 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

14 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

18 orë ago