Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka bërë thirrje Kryesisë, Këshillit të Përgjithshëm dhe kryetarit të LDK-së, që të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje para seancës inauguruese të Kuvendit të Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bahtiri ka thënë se qytetarët po presin me padurim që të arrihet një marrëveshje e tillë.
“Për hir të qytetarëve, largimit të së keqes dhe kthimit të normalitetit në vend, apeloj të LDK-ja të heq dorë nga disa interesa momentale dhe ta nënshkruaj sot marrëveshjen”, ka shkruar Bahtiri.