KRYESORE

Pas padisë, Rama përsëri godet Haradinajn – e quan patriot hipokrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për herë të parë pas padisë që paraqiti një ditë më parë në Gjykatën e Themelore të Prishtinës ndaj homologut kosovar, Ramush Haradinaj.

Teksa i përgjigjej një komentuesi në rrjetin social Facebook, në internet, se pse nuk ishte në Kosovë për të përkujtuar Masakrën e Reçakut, Rama shprehu keqardhje për ata që e mallkojnë.

Ai e ka goditur përsëri shefin në detyrë të ekzekutivit kosovar, duke e quajtur patriot hipokrit.

“Keqardhje e turp per ty dhe kedo tjeter si ti që prej Kosove me shan e me mallkon paturpersisht, per tradhetira imagjinare e per poshtersira te sajuara ndaj meje nga politikane e analiste pa din e pa iman!”, është shprehur Rama.

“Une kam bere, bej e do bej gjithcka mundem per Shqiperine e per Kosoven po njesoj, e nuk kam ndermend as te terhiqem, as te perkulem, perballe kesaj armate trushkulurish, shpifesish e parazitesh, sepse jam me te drejten dhe me te verteten, qe edhe kur vonon nuk harron asnjehere…”, ka shkruar ai.

“E sa per Reçakun, ato viktima te pafajshme te agresionit serb nuk i nderon aspak zoteria jote duke me fyer mua, ashtu sikunder viktimat e urrejtjes nuk nderohen aspak duke i perdorur per politiken e ulet, qe i ndan njerezit ne patriote e ne tradhetare!”, ka thënë Rama.

“Kjo ishte pergjigja ime per ty, teksa ndjek me shume keqardhje se si ajo lloj politike po i’a merr Kosoves frymen e fytyren, ne syte e njerezve te thjeshte dhe te miqve te medhenj nderkombetare, te cilet habiten gjithnje e me shume nga paaftesia politike e nga hipokrizia patriotike e atyre qe kujtojne se me shpifjet e sharjet ndaj meje, do i ikin pergjegjesive te tyre para popullit dhe te ardhmes se Kosoves!”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago