LAJME

Pas publikimit të rastit të 114-vjeçares, nënë Qamiles i shkon pensioni në shtëpi

Qamile Marra, nëna 114-vjeçare nga fshati Ferras i Kuçovës, e mori më në fund pensionin. Gazetarja Anila Sefa ka mësuar se në shtëpinë e saj është dërguar pensioni sapo rasti i nënë Qamiles u publikua në media.

Zarfi i pensionit të nënë Qamiles
Kujtojmë që tvklan.al solli më herët rastin e nënë Qamiles, 114 vjeç, familjarët e së cilës thanë se kanë pasur vështirësi për të marrë pensionin e saj të pleqërisë. Nusja e 114-vjeçares tregoi për gazetaren Sefa se vjehrra e saj nuk e kishte marrë pensionin sepse u kanë thënë që ka kaluar moshën dhe se duhen dokumente për të vërtetuar nëse e moshuara jeton ende.

“Vajtëm për të marrë pensionin këtë muaj, në Janar. Shpërblimin e morëm, pensionin nuk e morëm. Vajti burri për t’u ankuar atje se duhet një certifikatë. I gjetëm dhe i çuam. Vajtëm pastaj dhe na thanë ka mbushur moshën. Ç’qenka kjo, paska mbushur moshën dhe mos të rronka më. I ka ditët e Perëndisë. Ia ka dhuruar Zoti. Aq sa merr, 70, ne nuk i kërkojmë lekë shtetit. Nuk do ta hedh në rrugë unë plakën. Të tre pensionista jemi. Ka kaluar moshën, është 114 vjeçe. Le të jetë edhe 200 ajo ka ditët e veta”, tha nusja.

Nënë Qamilja edhe pse 114 vjeç gëzon shëndet të mirë. Ajo ka thënë se nuk vuan nga asnjë sëmundje dhe se ka 6 fëmijë, 4 vajza e 2 djem. E moshuara tregoi se ka punuar 35 vjet në kooperativë bujqësore dhe për këtë arsye merr një pension prej 7700 lekësh. Vetë nëna tregoi para kamerave se ushqehet me bylmet, bën punët e shtëpisë e madje i lan vetë rrobat e saj.

“Kur ngrihen të gjithë ngrihem dhe unë, por në vapë nuk fle. Në mëngjes ngrihem, bëj ato punë që më takojnë. Shikoj ato pula, ata zogj. Por kështu bukë e gjellë i kam lënë, bëj dy vjet. Dua, por nuk kam fuqi. Edhe është nusja vetë në shtëpi”, tha ajo.

Edhe pse është 114 vjeçe, Qamile Marra uron për një jetë edhe më të gjatë.  Ajo thotë se nuk ngopet me jetën njësoj si lumi me ujin.

“Ngopet lumi me ujë që të ngopet robi me jetë? Ai thotë të shoh dhe një çikë, të shoh dhe një çikë. Nuk ngopem me jetë”, tha ajo


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

7 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

15 orë ago
  • KRYESORE

Petkovic del në media për Ligjin e Kosovës për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…

15 orë ago
  • KRYESORE

Plenkoviq pas deklaratave të Vuçiqit: Kroacia, Shqipëria e Kosova s’e kanë ndërmend të kërcënojnë integritetin territorial të askujt

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…

15 orë ago