POLITIKE

Pas “tërheqjes” së Isa Mustafës, ashpërsohet gara për kryeministër

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se ka disa kushte në rast se i kërkohet që të jetë kryeministri i ri i Kosovës.

Në një përgjigje, Haziri ka deklaruar se në rast se në parti i kërkohet që të pranojë të jetë i mandatuari për kryeministër, ka disa kushte, megjithatë s’ka pranuar të tregojë detaje se për çfarë kushte e ka fjalën.

“Unë kam kushte nëse më propozojnë” ka deklaruar nënkryetari i LDK’së, sot gjatë ditës për gazetën.

Deri më tani Haziri ka shtuar se partia e ka përzgjedhur kreun e LDK’së, Isa Mustafën për mandatar. Megjithatë, Mustafa ende nuk e ka pranuar këtë propozim të partisë.

Nëse Mustafa nuk pranon që të jetë kryeministër, atëherë ai do të zgjedhë dikë nga partia.

Për këtë çështje nesër do të mblidhet kryesia e Lidhjes Demokratike.

Mustafa i pyetur nga mediat, nuk është përgjigjur nëse e përjashton mundësinë për të qenë i nominuar. Ai ka thënë se pas mbledhjes së nesërme, do të njoftohen mediat e se vetë ka disa çështje personale.

“Para së gjithash duhet ta them në organet e LDK’së. Atje ne ta përfundojmë këtë dhe vullneti që del nga LDK’ja. Unë i kam disa çështje të miat personale për të cilat jam I kujdesshëm dhe dëshiroj që zgjedhja dhe përcaktimi për mandatarin të jetë në vullnetin e plotë të LDK’së”, ka thënë Mustafa.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

19 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago