Mbrëmjen e sotme, Policia e Durrësit, FNSH dhe RENEA organizuan një aksion blic në qytetin e Durrësit me qëllim arrestimin e personave të shpallur në kërkim.
Burimet për mediat njoftojnë se objekt i kontrolleve janë disa lokale të të fortëve të qytetit, ku vetëm pak minuta më parë kontrolli u përqëndrua tek lokalet e Plarent Dervishit, i cili është kunati i Lulzim Berishës, një emër shumë i njohur i botës së krimit në Durrës.
Sipas asaj që shkruan “Panorama” mësohet se në këto momente policia po fut në sitën e kontrollit një tjetër lokal të njohur në qytetin e Durrësit, ku mendohet se frekuentohet nga personazhe të njohura të botës së krimit.
Më herët forcat RENEA dhe FNSH organizuan një aksion blic në zonën e Lungomares në Vlorë. Deri më tani janë shoqëruar 10 persona dhe janë vënë në pranga 2 të tjerë. Një prej të arrestuarve është Edison Begaj që iu bë një atentat dy javë më parë, ku mbeti i plagosur në këmbë.
Policia deri më tani nuk ka dalë me një njoftim zyrtar mbi arrestimin e Begajt, ndërsa në orët në vijim priten të tjera detaje.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…