Sot në Kamenicë u festua me tupanë për fitoren e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Kadri Rahimaj, që e mposhti Qëndron Kastratin. Ishte pikërisht reforma në arsim që ndikoi në humbjen e tij, ndaljen e të cilës e premtoi Rahimaj.
Gëzimin për rihapjen e shkollave përveç qytetarëve e ka shprehur edhe një mësimdhënës, Ramadan Beqiraj, përmes një postimi në Facebook, me një nivel të tmerrshëm drejtshkrimi.
Ai ka shkruar se “pase 2 vitev zili i shkolles zilon per ti rrjeshtuar nxenesit per te hyre ne klase qe sa me pare te filloj ora e pare e mesimit”.
Arsimtari Beqiraj pothuajse asnjë fjalë nuk e ka të shkruar si duhet në këtë postim, ku shpreh gëzimin që sipas tij Rahimaj “nuke luajti besen”.