FOTO&VIDEO

Pasi luftuan me rrënojat për të shpëtuar jetë, zjarrfikësit italianë surprizohen nga bujaria e shqiptarit…! Ja si ia shpërblejnë

Forcat zjarrfikëse italiane të cilat u ndodhën në këto ditë të vështira në Shqipëri me misionin për të shpëtuar jetë, janë larguar nga vendi ynë me një kujtim të bukur. Pak para se të linin Shqipërinë ata bënë edhe gjestin e bukur të dhurimit për një person në nevojë si shpërblim për mikpritjen bujare të shqiptarëve.

Një prej tyre ka ndarë në rrjetet sociale momente nga darka në Shqipëri që iu bë dhuratë nga pronari shqiptar i restorantit ku ata vendosën të ndalonin. Në këmbin të kësaj, ata mblodhën një shumë parash për një person në nevojë, i njohur i pronarit të hotelit. Në këmbim të punës së tyre, ata thonë se morën edhe certifikatat mirënjohje nga ana e qeverisë shqiptare.

“Dua t’ju tregoj për ditën e fundit në Shqipëri, pasi ministria na kishte urdhëruar të kthehemi në shtëpi, pasi puna për të rikuperuar trupat e bllokuar në gërmadha kishte përfunduar. Shkuam në një restorant (Resto bar Hemingway-Durazzo) para se të hipnim në anije, hëngrëm darkën, u përshëndetëm me dashuri, por në fund të mbrëmjes pronari na pagoi darkën për të na falënderuar për punën tonë. Fillimisht ne nuk e pranuam këtë dhuratë, por duke marrë parasysh këmbënguljen e pronarit, të gjithë kolegët menduam të bënim një gjest bamirës për disa të varfër të njohur të tij, duke mbledhur një shumë të konsiderueshme. Kështu ndodhi, dhe pasi e bindëm pronarin të pranonte kërkesën tonë, të gjithë u përqafuam njëri-tjetrin dhe u emocionuam për atë moment. Ndërkohë, qeveria shqiptare, përmes ministrit të saj, na nderoi dhe na falënderoi me këto certifikata të njohjes “ad personam”, shkruan ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago